AktualitetTë fundit

RENEA ekzekuton 62 vjeçarin pasi shkëmbeu zjarr dhe refuzoi të dorëzohej, Balla: Mirënjohje! Kryen detyrën

Ministri i Brendshëm ka reaguar ndaj ngjarjes në fshatin Qesarak të Maliqit ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA vdiq Ramiz Muçollari.

Taulant Balla i shprehu mirënjohje forcave RENEA

“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën.”

 

Fraksion.com