Life StyleTë fundit

Margot Robbie sugjeroi Gal Gadot për rolin kryesor të Barbie, ylli i “Wonder Woman” reagon për herë të parë!

Aktorja Margot Robbie, ylli dhe bashkëproducentja e filmit, në një intervistë për Vogue tha se zgjedhja e saj për rolin nuk ishte askush tjetër veçse ylli i “Wonder Woman”, Gal Gadot.

Edhe pse tani është e vështirë të imagjinohet dikush tjetër përveç Robbie në rolin e Barbie, Gadot u sugjerua për këtë rol, por për shkak të konflikteve të planifikimit kjo nuk ndodhi kurrë. Tani, në një intervistë me Flaunt Magazine, Gadot iu përgjigj komenteve të aktores Robbie.

Aktorja e Heart of Stone vazhdoi:

“Do të doja të bëja gjithçka me Margot dhe u preka shumë nga komentet e saj. Ajo ma ngrohu zemrën me gjithçka që tha për mua. Unë jam shumë e emocionuar për ta dhe jam shumë e emocionuar për Barbie.”

Nga ana tjetër së fundmi aktorja e njohur Gal Gadot pohoi se drejtuesit e DC, James Gunn dhe Peter Safran e informuan atë se do të punonin për “Wonder Woman 3” së bashku, por Variety nga ana tjetër ka mësuar se nuk është kështu. Burimet pohojnë se as një film i tretë i Wonder Woman dhe as ndonjë projekt i lidhur me Wonder Woman nuk janë aktualisht në zhvillim në DC Studios, me përjashtim të serisë prequel tashmë të shpallur të Gunn dhe Safran Paradise Lost për Max.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com