AktualitetRajoniTë fundit

I shtrirë në oborrin e tij: Ky është shqiptari që u vra në Greqi

Personi që shihni në foto është Aleksandër Zaka, i cili u ekzekutua ditën e sotme në Greqi.

Ai u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij, në rrethana ende të paqarta përsa i përket ekzekutimit.

Mësohet se Zaka kishte 15 vite pa u kthyer në Shqipëri dhe dyshohet se vrasja është bërë nga shqiptarë për shkak të konflikteve që ka pasur më herët.

Policia po merr në pyetje shokun e tij Fatjon Pjetri, i cili e gjeti të vdekur.

Fatjon alias Dritan Pjetri, 42 vjeç nga Lezha nuk ka precedent penal dhe aktualisht po merret në pyetje nga policia greke, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e krimit.

 

Fraksion.com