Life StyleTë fundit

Çfarë mendojnë vërtet meshkujt për celulitin tek femrat që duan

Celuliti, kompleksi më i madh (dhe i gabuar) për shumicën e vajzave dhe grave!

Rreth 80-90% e grave besohet se kanë celulit, dhe megjithëse mund të jetë zhgënjyese, ai është krejtësisht i padëmshën në lidhje me shëndetin fizik.

Celuliti ndonjëherë bëhet më i dukshëm ndërsa mosha kalon, sepse prodhimi i më pak estrogjeni do të thotë qarkullim më i dobët, që mund të nënkuptojë që trupi juaj prodhon më pak kolagjen.

Një grupi burrash, u janë bërë disa pyetje me shpresën për të marrë një konkluzion, nëse djemtë shqetësohen apo jo nga celuliti në trupin e grave.

Pyetja 1: Cila është gjëja e parë që vini re kur shihni një grua të zhveshur për herë të parë?

“Ndoshta gjoksi i saj, sepse kjo është më e dukshme.”

“Supet, gjoksi, beli, ijet dhe këmbët.”

“Tatuazhet e saj!”

“Barkun.”

“Gjoksin.”

“Fytyrën”

“Të gjithën lakuriq? Gjinjtë dhe ijet…”

Pyetja 2: Çfarë ju pëlqen më shumë në lëkurën e një gruaje?

“Butësia.”

“Ngrohtësia.”

“Më pëlqen kur lëkura e një gruaje është e butë dhe kur mban erë të ëmbël.”

“Prekja, kontakti lëkurë me lëkurë është shumë sensual.”

“Era e saj kur djersitet.”

“Era. Edhe më pëlqen ta prek.”

Pyetja 3: Më tregoni me pak fjalë se çfarë mendoni se është celuliti.

“A është yndyrë që duket nga jashtë?”

“Është yndyra që shkakton gropëza”.

“Një grumbullim i yndyrës dhe kripërave.”

“Qelizat e yndyrës”.

“Kam edhe unë!”

“Një gjë normale, pa problem.”

“Nuk jam i sigurt se çfarë është, por krijon lëkurë me strija.”

Pyetja 4: A e vëreni ndonjëherë celulitin tek gratë? Nëse po, çfarë mendoni për të?

“Nuk i kushtoj shumë rëndësi dhe as nuk më intereson”.

“E bëj, por kjo nuk ndikon në përshtypjen time.”

“Dikujt i përshtatet më shumë se të tjerave.”

“Varet.”

“Jo gjithmonë.”

“Ndonjëherë, dhe është normale.”

“Nuk e mendoj. Është pjesë e jetës.”

“Rrallë, dhe kjo varet nga gruaja. Ndonjëherë nuk është ndonjë gjë e madhe dhe madje një grua me celulit duket seksi.”

“E vërej, por nuk më intereson”.

“Është normal, është pjesë e jetës!”

Pyetja 5: Nëse do t’ju duhej të përshkruanit celulitin e gruas që doni, pa ju dëgjuar ajo, si do ta përshkruanit?

“Është pjesë e asaj që i jep atë gjë që më bën të eksituar”.

“Imperfeksion i bukur.”

“E bukur.”

“Unë me të vërtetë nuk i kushtoj vëmendje të mjaftueshme, për mirë apo për keq.”

“Pse të shqetësohem? Kjo nuk ndikon në dashurinë time për të.”

“Çfarë celuliti?!”

Pyetja 6: A ndikon celuliti në mënyrën se si tërhiqeni nga një grua?

“Por edhe femrat tërheqëse të dobëta e kanë sepse është normale. Kështu që ndoshta varet.”

“Kjo varet nga shëndeti i saj i përgjithshëm fizik më shumë sesa nga prania e celulitit.”

“Po.”

“Aspak.”

“Kjo nuk mund të varet vetëm nga celuliti!”

 

fraksion.com