4 gjëra që i bëni gabim ‘për t’u pëlqyer’ nga të tjerët
Për t’u pëlqyer dhe pranuar nga shoqëria, ne shpesh përpiqemi të tregojmë se jemi të përsosur. Por është e rëndësishme të dini se askush nuk ka lindur perfekt. Ne nuk mund t’i pëlqejmë të gjithë personat që na rrethojnë, prandaj nuk duhet as të përpiqeni që të dukeni mirë në sytë e të tjerëve. Të tjerët duhet të na pranojnë për atë që jemi, sepse kjo është baza për marrëdhënie të lumtura dhe të vërteta.
Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni 4 gjërat që nuk duhet t’i bëni për të kënaqur të tjerët:
Përulësia nuk ju bën të dukeni modest
Përulja shihet më shumë si një modesti false. Një studim pretendon se njerëzit që përulen janë më të sinqertë. Mirëpo, ndonjëherë përulsia merret si një mburrje dhe i bezdis të tjerët.
Të udhëtoni thjesht për t’i treguar të tjerëve
Një studim tjetër pretendoi se njerëzit zakonisht udhëtojnë për “status shoqëror dhe like (pëlqime)” sesa për të eksploruar vendin. Për të shkaktuar zili tek të tjerët në rrjetet sociale, ka persona që i zgjedhin destinacionet vetëm për këtë qëllim. Është koha që të ndaloni së shikuari celularin dhe të shijoni momentin dhe të jeni mirënjohës për atë që natyra ju ka ofruar.
Ekspozimi i lidhjeve në rrjetet sociale
Në ditët e sotme, çiftet pëlqejnë të tregojnë çdo detaj të marrëdhënies së tyre në rrjetet sociale për t’i treguar botës se dashuria e tyre është e fortë. Një studim pretendon se ky impuls për të postuar shumë foto me partnerin quhet dukshmëri e marrëdhënieve. Çiftet që ndihen të pasigurt në lidhje me marrëdhëniet ose mund të ndihen paksa të dobët me partnerin, ata përdorin platforma të rrjeteve sociale për t’jua vërtetuar të tjerëve që ata janë mirë me njëri-tjetrin. Më fjalë të tjera, komentet pozitive nga të tjerët, mund t’jua heqin shqetësimin e tyre personal mbi marrëdhëniet.
Braktisja e ëndrrave tuaja
Të kesh ëndrra dhe aspirata është një nga mënyrat më të mira për të lulëzuar në jetë, veçanërisht kur keni punuar me gjak, djersë dhe lot për t’i arritur ato. Ju i keni arritur çdo gjë me meritë, mirëpo ndonjëherë për hir të të tjerëve ne braktisim ëndrrat tona. Mos e bëni këtë gjë. Ju meritoni më të mirën dhe mos lejoni askënd të ndikojë negativisht tek ju.
Fraksion.com