Life StyleTë fundit

Burri e la para të gjithëve-Prisni të shihni ç’bëri gruaja

Massimo Segre një bankier dhe kontabilist nga Torino, është bërë kryefjalë në rrjet pas një videoje që është bërë virale në internet, në të cilën mbrëmjen e fejesës ai zbulon se e dashura e tradhton.

Gjatë festës para 150 të ftuarve, Segre akuzoi të dashurën e tij Cristina Seymandi se nuk është besnike ndaj tij, duke i renditur të gjitha marrëdhëniet që ajo ka pasur gjatë kohës që ka qenë me të.

“Sonte dua t’i jap Cristina-s lirinë për të dashuruar. Ti do një person, një avokat të njohur, që duket qartë se kujdeset për ty më shumë se unë. E di që para tij ke pasur edhe një lidhje me një industrialist të njohur.”

Nga ana tjetër “e akuzuara” Cristina mohoi gjithçka duke thënë se nuk është aspak e prekur nga ajo që bëri ish-partneri i saj para gjithë miqve të tyre.

“Ishte një gënjeshtër. Ditët e para nuk më merrte gjumi, por tani e kam kaluar. Ju siguroj se njerëzit që ai përmendi janë të gjithë fantazma. Dhe duke folur për tradhtitë, ai duhet të mendojë së pari për veten. Ai është një burrë shumë hakmarrës. Por nuk ndihem keq. E vërteta do të dalë në shesh. Dhe e përsëris, më vjen keq për të sesa për veten.

 

Fraksion.com