AktualitetTë fundit

Tre shqiptarët u kapen në ‘shtëpi bari’ në Angli, dalin para gjykatës: Shkuam në banesë për të pastruar

Tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi janë kapur në flagrancë në një ‘shtëpi bari’ në Swansea të Uellsit. Mediat britanike raportojnë se Matild Hodja, Alan Dollpaj dhe Ervin Vukaj dolën sot pra gjykatës ku ngritën pretendimet e tyre se kishin rënë viktima të personave të tjerë.

Dy prej tyre thanë se kishin shkuar në banesë për të pastruar, dhe tjetri si hidraulik.

Gjykata vendosi t’i dënojë tre shqiptarët me nga 9 muaj burg dhe dëbim menjëherë pas lirimit.

 

Fraksion.com