AktualitetPolitikëTë fundit

Peleshi: Përgatitja për stërvitjen Cambrian Patrol vazhdon me intensitet

Efektivët e Forcës Tokësore vazhdojnë me intensitet përgatitjen për stërvitjen Cambrian Patrol.

Lajmin e dha sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili theksoi se, duke u përqëndruar në zhvillimin e aftësive të tyre, efektivët e Forcës Tokësore përmbyllën me sukses kalimin e pengesave ujore, duke demonstruar sktësi dhe aftësi të larta.

Ai u shpreh i sigurt, që me profesionalizmin e tyre ata do të japin më të mirën në stërvitjen e madhe “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë shembulli më i mirë i suksesit dhe përkushtimit.

 

Fraksion.com