Olta Gixhari së shpejti nënë për herë të dytë?
Aktorja Olta Gixhari pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania2” është bërë shumë aktive me projektet artistike dhe me rrjetet sociale. Ajo është mjaft aktive në Instagram dhe si gjithmonë për ndjekësit e saj ka kuriozitet mbi jetën, karrierën dhe anën familjare të saj.
Një ditë më parë, aktorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku një nga pyetjet ishte nëse aktorja do të bëhet nënë për herë të dytë.
‘A do të bësh fëmijë tjetër?’
Olta i është përgjigjur duke thënë: “Sa shpesh ma bëni këtë pyetje, kur ta sjell zoti edhe unë e dua një bebe tjetër”.
Kujtojmë se aktorja e ka shprehur dëshirën që në një të ardhme të ketë edhe një vajzë.
Fraksion.com