AktualitetTë fundit

Nga vrasjet në Belgjikë, te ekzekutimi i Edmond Papës, e shkuara e errët e biznesmenit të plagosur në Greqi

51-vjeçari Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, i plagosur në një atentat në Greqi nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 shtetas të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital. Në vitin 2022 Kalemit i është vrarë me shpërthim eksplozivi djali i hallës, Aleksandër Sadikaj. Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andrea Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria, Adriatik (Andrea) Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Të dy bashkë me individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës. Hoteli menaxhohej dhe nga vëllai i 49-vjeçarit Kristo Qirici. Andrea Kalemi rezulton bashkëpronar i një kompani me adrese ne Memaliaj dhe objekt “Ne fushën e tregtisë, import, eksport, trageti me shumicë dhe pakicë e mallrave industriale, ushqimore, bujqësore e blegtorale.

foto galeri

foto galeri

Po ashtu ai figuron pronari një bar bufe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj, agjenci shitblerje dhe dhënie me qira të pasurive të patundshme, agjenci transporti të udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete të ndërtimit. Po ashtu ai rezulton të jetë pronar i një kompanie pastrim të sipërfaqeve urbane, gjelbërim mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta apo dhe mirëmbajtje e varrezave publike dhe dekorim të qytetit. Mes të tjerash ai rezulton të jetë pronar i një bujtine në Memaliaj, vendlindjen e tij si dhe të një lokali në Tiranë.

 

Fraksion.com