Life StyleTë fundit

“Kur të thotë gruaja…”, fotoja e Luizit që mori gjithë vëmendjen, rrjeti ‘shpërtheu’ nga pëlqimet

Mjafton një postim i Luiz Ejllit dhe rrjeti shpërthen! Ditën e sotme, këngëtari i dashur për publikuan ka postuar një foto në profilin e “Instagram”-it,  cila në pak minuta ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pafund.

Në imazhin në fjalë, Luizi shfaqet së bashku me partneren e tij, Kiara Tito.

“Ai momenti kur të thotë gruaja “qesh një çikë më shumë””, ka shkruar fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar, të cilët fituan shumë popullaritet teksa ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por edhe tani që reality show ka përfunduar, fansat e tyre i ndjekin ata hap pas hapi dhe janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth tyre.

Kujtojmë se këngëtari është shumë i angazhuar me projektet e reja muzikore si dhe me koncerte si jashtë ashtu edhe brenda Shqipërisë. Madje moderatorja e njohur e shoqëron atë në ndonjë koncert.

 

Fraksion.com