I shpëtoi atentatit në Greqi, Andrea Kalemi u transportua me skaf nga ishulli në Janinë për t’u mjekuar, 51-vjeçari në gjendje kritike
Personi që shihni në foto është Andrea Kalemi, 51-vjeçari shqiptar i cili u qëllua me 10 plumba në ishullin e Paxos në Greqi.
Shqiptari i plagosur në Greqi, Andrea Kalemi (Adriatik Kalemi) është transportuar i plagosur me skaf nga Paxos në limanin Arlia, Përdika dhe më pas në spitalin e Janinës për t’u mjekuar. Sipas informacioneve, gjendja e tij është kritike.
Autori ka qene i maskuar, i paidentifikuar ende. Dyshohet të ketë mbërritur nga Italia por nuk konfirmohet ende. Kalemi është qëlluar për larje hesapesh. Dyshohet se është i përshirë në vrasjen e Edmond Papës.
51-vjecari Andrea Kalemi i njohur edhe si Adriatik Kalemi, i plagosur në një atentat në Greqi nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.
Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.
Në vitin 2022 Kalemit i është vrarë me shpërthim eksplozivi kushëriri, Aleksandër Sadikaj. Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.
Fraksion.com