AktualitetPolitikëTë fundit

Balla takim me ambasadorin gjerman: Modernizim sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti në një takim ambasadorin e ri gjerman në Tiranë, Karl Bergner.

“Ndërsa brenda strukturës së Policisë së Shtetit po synojmë të krijojmë mekanizma të rinj për promovimin e njerëzve me integritet të lartë moral dhe profesional, ekspertiza gjermane në këtë drejtim do të jetë mjaft e rëndësishme”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se, “një ndër sektorët prioritarë për ne është rifreskimi, trajnimi dhe modernizimi sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor”.

“Do të vazhdojmë të kryejmë operacione të përbashkëta hetimore në luftën kundër veprave penale për narkotikët, trafiqet e paligjshme, pastrim parash, krimin ekonomik e financiar, krimin kompjuterik”, nënvizoi ai.

“Task-Forca e përhershme mes dy policive tona “Anti-Skifter” do të vijojë të japë rezultate në goditjen e elementëve keqbërës, me çeljen dhe ndjekjen e procedimeve penale paralele”, theksoi Balla.

 

Fraksion.com