A na ka dëmtuar psikologjikisht Facebook? Ja ç’zbuloi një studim
Nuk ka asnjë provë që përhapja e përdorimit të Facebook-ut të jetë e lidhur me dëmtimin psikologjik, sipas një studim i Institutit të Internetit të Oksfordit (OII). Hulumtimi shqyrtoi se si ka ndryshuar njerëzimi në 72 vende në përdorimin e platformës së mediave sociale.
Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, po shqyrtojnë legjislacionin për të mbrojtur përdoruesit e mediave sociale nga dëmtimi psikologjik. Meta, e cila zotëron Facebook-un, është përballur me një shqyrtim pas dëshmive të sinjalizuesve dhe raporteve të shtypit që sugjerojnë se hulumtimi i vetë kompanisë tregon për ndikime negative tek disa përdorues.
Ky hulumtim është bërë vetëm për Facebook-un dhe jo për platformat e tjera të Metës, ku përfshihet edhe Instagrami, raporton BBC.
“Prof Andrew Przybylski, i tha BBC-së se studimi u përpoq t’i përgjigjej pyetjes: “Si duket njerëzimi teksa përdorin mediat sociale?”
Ai tha: “Zakonisht mendohet se kjo është një gjë e keqe për mirëqenien, dhe të dhënat që kemi mbledhur së bashku dhe me të dhënat që kemi analizuar nuk treguan se ishte kështu”.
Przybylski gjithashtu gjeti pak lidhje midis përdorimit të teknologjisë nga adoleshentët dhe problemeve të shëndetit mendor. Por raporti shikonte vetëm ndikimin e përgjithshëm të përdorimit të Facebook në nivel kombëtar dhe se gjetjet e gjera nuk do të zbulonin ndikimin e përdorimit të Facebook tek grupet e njerëzve me dobësi të veçanta.
Projektligji i Sigurisë në internet në Britani është në fazat e fundit të rrugëtimit të tij parlamentar drejt shndërrimit në ligj, e cila është krijuar për të mbrojtur njerëzit nga dëmtimi i anës psikologjike në internet. Facebook u dha studiuesve të dhëna që tregojnë se si u rrit numri i përdoruesve në secilin vend midis viteve 2008 dhe 2019 të ndarë në dy grupmosha, 13-34 vjeç dhe mbi 35 vjeç.
Në përgjithësi, studiuesit thonë se nuk gjetën prova që rritja e përdorimit të mediave sociale ishte e lidhur me një ndikim negativ nga ana psikologjike. Meta, e cila zotëron Facebook, tha se shpresonte që “studimi i parë” duke përdorur të dhëna të brendshme nga një firmë e mediave sociale do të çojë në biseda produktive me politikëbërësit, prindërit dhe akademikët.
Fraksion.com