“Italianët sot, si shqiptarët në 91-shin”: Meme e Ramës bën bujë në mediet italiane
Një postim i kryeministrit Edi rama në lidhje me eksodin e shqiptarëve në fillim të viteve ’90 dhe ardhjen e turistëve itaslianë drejt vendit tonë gjatë këtyre muajve ka tërhequr vëmendjen e “La Repubblica”.
Prestigjozia italiane shkruan “Italianët ikin nga çmimet e shtrenjta, kryeministri shqiptar ironizon me një meme sociale:”Eksodi në të kundërt”
“Në përvjetorin e zbarkimit të Vlorës në Bari me 18 mijë shqiptarë të arratisur në bord, kryeministri i Tiranës ironizohet me bumin e turizmit bregdetar në kurriz të Pulias: “Ende nuk keni parë gjë” shkruhet në artikullin e Maricla Pastore publikluar sot La Repubblica.
Më 8 gusht të vitit 1991 mijëra shqiptarë u nisën nga brigjet e Durrësit me anijen “Vlora” për një jetë më të mirë drejt Italisë.
Ngjarja është përjetësuar në memorien e shqiptarëve si një histori tragjike e një populli të vuajtur gjatë viteve të diktaturës që linte pas atdheun për të nisur një jetë të re plot sfida e sakrifica në emigracion.
Për kryeministrin Edi Rama, sot historia është përmbysur. Ai ka postuar një “meme” që tregon sesi sipas tij kanë ndryshuar kohërat.
Në njërën anë dallohet anija “Vlora” me mijëra shqiptarë dhe në anën tjetër të fotografisë është po e njëjta anije. Teksti dhe konteksti ndryshon. Majtas shkruhet: “Shqiptarët nisen për në Itali 1991”.
Fraksion.com