Droga në repartin e Zall-Herrit, mister se kush kultivoi drogën. Dokumenti që nxjerr ‘zbuluar’ 3 ushtarakët e arrestuar
Teksa 3 ushtarakët, përgjegjës për të ruajtur repartin ushtarak të Zall-Herrit janë në burg për parcelën e kanabisit që u zbulua brenda tij, mister ngelet se kush janë kultivuesit. Në rrëfimet e tyre, tre ushtarakët e arrestuar insistojnë se e kishin të pamundur të kontrollonin zonën e pyllëzuar që është e shtrirë mes dy fshatrave të Kamzës dhe Zall Herrit.
Mësohet se tre ushtarakët e arrestuar, Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhurda, kanë firmosur një dokument në periudhën qershor-korrik, ku ata konfirmojnë si inspektorë se nuk kishte bimë të kultivuara në brendësi të repartit.
Burime nga grupi hetimor thonë se në vendin ku ishte kultivuar kanabisi janë gjetur si prova një bidon plastik dhe prova të tjera që janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme, ku mund të gjenden shenja e gishtërinjve, provë e rëndësishme për të zbuluar autorët e kultivimit të kanabisit. Ky është rasti i pari që në një bazë ushtarake gjendet drogë e kultivuar, duke u shndërruar në një skandal./bw
Fraksion.com