Përplaset motobarka, ndërron jetë në Itali botuesja e Harry Poter
Adrienne Vaughan, 45 vjeç, ishte me pushime në Itali me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
45-vjeçarja humbi jetën pranë Amalfit nga përplasja e motobarkës me një anije me vela.
Shoferi i varkës në të cilën ndodhej Adrienne Vaughan, presidentja e shtëpisë botuese Bloomsbury, e famshme për botimin e serisë së famshme të romaneve fantazi Harry Potter, rezultoi pozitiv në testin e drogës.
Varka në të cilën po udhëtonin Adrienne Vaughan, bashkëshorti dhe fëmijët e saj 14 dhe 11 vjeç, për arsye ende të paqarta, u përplas me një anije me vela turistike, Tortuga, me rreth 80 persona në bord, të cilët po festonin një martesë. Vaughan ra në det nga përplasja e fuqishme dhe u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Burri ka mbetur i plagosur lehtë, dy fëmijët nuk kanë marrë lëndime.
Fraksion.com