Boshatisen plazhet ne vend, Policia: Shmangni lundrimet në det, mund t’ju rrezikohet jeta
Rrebeshet e shiut kanë përfshirë edhe gjirin e Durrësit.
Pushuesit kanë braktisur plazhet, ndërsa në qytet e përgjatë rrugës së plazhit ka qarkullim të rënduar automjetesh.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka shkaktuar edhe dallgëzim në Adriatik. Aktualisht, forca e detit është 5 ballë duke penguar lundrimin e anijeve të vogla dhe çdo mjeti turistik.
Edhe sektori i peshkimit ka pezulluar aktivitetin nën ndikimin e këtyre kushteve atmosferike.
Çadrat bosh edhe në Radhimë, rrebeshet e shiut “pushtojnë” plazhet
Plazhet e Radhimës janë bosh për shkak të reshjeve të shiut.
Moti i keq ka përfshirë tashmë vendin tonë, ndërsa pritet të zgjasë vetëm gjatë fundjavës. Java tjetër pritet të ketë mot të mirë, dhe temperatura të larta.
Shumë qytete bregdetare janë në të njëjtën gjendje, duke bërë që pushuesit të mbyllen në shtëpi, ose të krijojnë trafik të rënduar.
Lundrimet të det duhet të shmangen për shkak se mund t’ju rrezikohet jeta.
Vlorë, Policia kufitare: Shmangni lundrimet në det, mund t’ju rrezikohet jeta
Nisur nga situata meteorologjike që parashikohet për ditën e sotme, sipas së cilës pritet përkeqësim i motit dhe rritje e dallgëve në det, në përmasa të mëdha, të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve që lundrojnë me mjete lundruese turistike apo argëtuese, Policia Kufitare apelon:
Për pushuesit që duan të lundrojnë përgjatë ditës së sotme, me mjete lundruese turistike apo argëtuese, t’i shmangin këto aktivitete pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.
Gjithashtu, Policia Kufitare apelon për të gjithë operatorët turistikë që përdorin mjete lundruese, të shmangin daljen në det përgjatë ditës së sotme, pasi situata meteorologjike është e pafavorshme dhe mund të rrezikojë jetën e drejtuesve të mjeteve lundruese dhe të shtetasve në bordet e mjeteve, si dhe fundosjen e këtyre mjeteve.
Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare, përgjatë ditës së sotme, kanë kaluar në gatishmëri të plotë dhe do të jenë prezente me shërbime nga toka dhe deti, në funksion të rritjes së sigurisë së pushuesve.
Fraksion.com