AktualitetPolitikëTë fundit

Balla në aeroportin “Nënë Tereza”: 1 milion pasagjerë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë gushtit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla e nisi ditën në aeroportin “Nënë Tereza”, ku pa nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit.

Balla falënderoi Policinë Kufitare, e cila po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Edhe pse në pikun e mbërritjeve të pasagjerëve, në sportelet e aeroportit nuk ka asnjë radhë dhe kjo falë edhe teknologjisë “E-Gate”, e cila ndihmon për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve.

“E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milion pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit gusht në këtë pikë kalimi kufitar”, tha Balla.

Policia Kufitare e Rinasit ka marrë masa të shtuara për përballimin me sukses të fluksit të lartë përgjatë sezonit turistik, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

https://www.facebook.com/watch/b.taulant/?ref=embed_video

 

Fraksion.com