Ai tha ‘Po’! Nisur nga martesa e Rita Orës, sa të zakonshme janë propozimet e grave ndaj partnerit të tyre?
Një nga temat që po përflitet më së shumti në median botërore është pikërisht martesa e Rita Orës me Taika Waititi, ku çifti vendosi që pas një viti të ndanin disa copëza nga dita më e lumtur e marrëdhënies së tyre, duke rrëfyer edhe një detaj shumë interesant.
Në një intervistë për ‘Vogue’, dyshja zbuloi që ishte pikërisht Rita e cila i propozoi partnerit të saj për ta çuar marrëdhënien në hapin e rradhës, duke u pasuar me ‘Po’-në e menjëhershme te regjisorit.
Teksa kjo gjë ka nxitur mjaft tema diskutimi për të gjithë publikun, mund të themi se kjo është diçka e rrallë në çift, por padyshim që nuk është fenomen i padëgjuar më parë.
Kur bëhet fjalë për çiftet heteroseksuale, është raportuar se në më shumë se 97% të martesave janë meshkujt ata që propozojnë për martesë. Megjithatë, vitet e fundit është vënë re një rritje e vogël tek gratë që u propozojnë partnerëve. Kjo “thyerje” tradite i atribohet tendencës për të shmangur sa më shumë steriotipet e t’i përputhin me dëshirat e veta personale. Për shembull, disa njerëz propozojnë me sende të tilla si vepra arti, orë, madje edhe shtëpi të reja në vend të unazave.
Dhe kur flitet për propozimin e grave për martesë, një nga shembujt më të bujshëm është edhe rasti i politikanes amerikane Elizabeth Waren ndaj bashkëshortit të saj Bruce Mann.
Ata u përballën me shumë kritika nga syri publik, të cilave iu përgjigjën duke i lidhur me rolin e grave dhe fuqizimin e tyre në shoqëri.
“Nga njëra anë, grave u thuhet të fuqizohen; të marin drejtimin në marrëdhëniet e tyre. Nga ana tjetër, u thuhet gjithashtu: ‘Nëse ju merrni drejtimin në marrëdhënien tuaj dhe po e shtyni fejesën, kjo ndodh sepse mashkulli nuk është vërtet i përkushtuar. Ai nuk ju do shumë aq sa të marrë përsipër të angazhohet.”
Pavarësisht se shumica e çifteve moderne vendosin reciprokisht që do të martohen shumë përpara se të fejohen zyrtarisht, shumica dërrmuese e grave presin që burrat ta bëjnë hapin e rëndësishëm.
85% e çifteve ende besojnë se rolet gjinore nuk duhet t’i kufizojnë njerëzit të propozojnë, por fakti që ata ende e bëjnë këtë tregon se ka akoma gjëra që i pengojnë ato ta ata të sfidojnë këtë traditë.
Fraksion.com