AktualitetTë fundit

Analisti plas “bombën”: Diplomatë në Tiranë marrin në makinë…

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Breaking”, analisti Ëngjëll Musai bëri një deklaratë të fortë dhe akuza se diplomatë në Tiranë “fusin duart” në drejtësinë në Shqipëri.

Ai tha se ka diplomatë në Tiranë që marrin në makinë gjyqtarë apo prokurorë pak kohë para se ata të marrin vendime të rëndësishme.

Gjithashtu ai tha se ka politikanë që kërcënojnë gjyqtarë.

“Nëse nuk do t’i pritet dora çdokujt politikani që fut duart në drejtësinë shqiptare. Në rast se nuk do t’i pritet gjuha cilido politikan që nga foltorja e partisë, flet kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe madje I kërcënon. Në rast se nuk ndalohen diplomatë të huaj që janë të instaluar në Tiranë që në makinat e tyre marrin prokuyrorë dhe gjyqtarë për të bashëkbiseduar gjoja, një ditë, disa ditë apo një javë para gjykimeve të caktuara, drejtësia do të jetë keq e më keq”, tha analisti Ëngjëll Musai.

 

Fraksion.com