Life StyleTë fundit

Të ngjashme me arrest kardiak, këto janë shenjat si ta kuptoni që po kaloni një atak paniku!

Më shumë se 35% e popullsisë së njerëzve kanë vuajtur nga ataku i panikut të paktën një herë në jetën e tyre dhe statistikisht, nga dhimbja që shkakton në gjoks, shumë prej tyre mendojnë që po kalojnë një arrest kardiak.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se duhet të lini pas dore shëndetin e zemrës. Bëni një kontroll mjekësor për të përjashtuar ndonjë problem me zemrën. Megjithatë, nëse nuk keni të bëni me një problem me zemrën dhe vazhdoni të keni të njëjtën ndjesi, atëherë mund të jeni duke përjetuar sulme paniku. Këto janë disa nga shenjat që ta kuptoni që po përjetoni një atak paniku.

Keni parandjenja të këqija

Shumë njerëz ndjejnë se diçka e tmerrshme do të ndodhë. Para se të shfaqen simptomat fizike të një ataku paniku, mund të ndjeni se diçka nuk është në rregull.

Ndiheni të shkëputur nga realiteti

Disa njerëz ndihen plotësisht të shkëputur nga bota përreth tyre, ndërsa kanë një sulm paniku. Mjedisi rreth jush mund të duket i turbullt dhe i paqartë. Madje mund të duket sikur jeni bllokuar në një ëndërr (ose një makth).

Keni frikë se po çmendeni

Nëse jeni duke përjetuar sulme paniku, është e rëndësishme të kërkoni menjëherë këshilla profesionale në mënyrë që të mësoni t’i menaxhoni ato.

 

Fraksion.com