“Sistemonte” dosjet e krimit të fisit Bajri, KLP pezullon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pezullon nga detyra kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, i arrestuar gjatë operacionit të SPAK “Metamorfoza”.
Sipas SPAK, prokurori Xhevahir Lita dyshohet se kishte komunikime me anëtarë të grupit kriminal Bajri me qëllim që ata të mbyllnin hesapet me drejtësinë.
Sipas njoftimi, sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla.
Dy vendimet që u morën sot janë:
1. Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
2. Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.
Fraksion.com