Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nga sot nisin kontrollin e përbashkët të kufirit
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka njoftuar se nga dita e hënë, me 31 korrik hyn në fuqi kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.
Grubi ka shkruar në një postim në facebook se bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh.
Ai ka njoftuar se ceremonia do të zhvillohet në orën 11:00 në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë.
Fraksion.com