AktualitetTë fundit

Qëlloi me armën e shërbimit në konfliktin në Hamallaj, AMP arreston gardistin që shoqëronte Lindita Nikollën

AMP njoftoi  se gardisti 50-vjeçar i përfshirë në sherrin në Hamallaj, është vënë në pranga.

Martin Nikolli është përfshirë në dhunën e ushtruar ndaj familjes Kaçi. Dyshohet se Nikolli ka përdorur armën e shërbimit ndërkohë që nuk ka qenë në detyrë.

50-vjeçari ka qenë dhe shoqërues i Kryeparlamentares, Lindita Nikolla.

AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor M. N., pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt me sende të forta dhe ka përdorur armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ka qenë në detyrë, duke kryer veprime të kundërligjshme.

Veprimet proceduriale u kryen mbi bazën e njoftimit për një ngjarje me armë të ndodhur sot në fshatin Hamallaj Durrës, ku punonjësi i Gardës së Republikës ka kryer veprime antiligjore, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime me dashje të disa shtetasve. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, u krye “Arrestimi në flagrancë” i shtetasit M. N., 50 vjeç, me detyrë N/Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë..

 

Fraksion.com