AktualitetTë fundit

“Plas” keq brenda tragetit të linjës Bari- Durrës: Dy laçjanë bëjnë për spital 28-vjeçarin nga Vlora

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur së fundmi në tragetin e linjës Bari- Durrës.

Policia bën me dije se dy laçjanë, së bashku me një tjetër të ri banues në Kamëz janë konfliktuar dhe dhunuar me grushte një djalë nga Vlora.

Paraprakisht raportohet se 28-vjeçari nga Vlora ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër 3 dhunuesit janë proceduar penalisht nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit F. U., 30 vjeç dhe B. V., 22 vjeç, të dy banues në Laç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. G., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar me tragetin e linjës Bari-Durrës, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte shtetasin G. F., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.

 

Fraksion.com