Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa Kryvyi Rih është rritur në 4
Katër persona janë raportuar të vdekur pas sulmeve me raketa në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, thanë të hënën shërbimet e urgjencës të vendit.
Numri i të plagosurve ka shkuar në 43.
Një ekip shpëtimi i përbërë nga 230 persona dhe 57 automjete janë përfshirë në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve nga dy ndërtesat e dëmtuara nga sulmi.
Tre persona, përfshirë një fëmijë të lindur në vitin 2013, janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa 30 persona u ndihmuan të dilnin nga strukturat e mbetura.
Fraksion.com