AktualitetTë fundit

Konflikti me shkopinj bejsbolli e armë në Hamallaj, të dhunuar gruaja dhe djali minoren i Altin Kaçit (FOTO)

Një ditë më parë  në fshatin Hamallaj, dy familje u përfshinë në një konflikt mes tyre. Sherri mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi degradoi për përdorimin e shkopinjve të bejsbollit dhe të armëve.

Martin Nikolla, i cili është punonjës i Gardës së Republikës dhe pjesë e grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë dhunuar 80-vjeçarin Pjetër Kaçi, kryefamiljar i familjes Kaçi cili po kalonte në rrugën e lagjes.

Gjithashtu, raporthet se përveç dhunës ndaj anëtarëve të familjes Kaçi, familja Nikolla kanë dhunuar edhe fëmijë minoren dhe gra të familjes Kaçi.

Mësohet se është qëlluar me shkop bejsbolli, edhe bashkëshortja e Altin Kaçit dhe djalin i tij, 16 vjeç. Altin Kaçi është vëllai i Kastriot Kaçit.

Sipas dëshmive të anëtarëve të familjes Kaçi, Martin Nikolla ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar familjes Kaçi , duke qëlluar 5 herë në drejtim të tyre. Si pasojë e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej të cilëve ka marrë fraktura në kokë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mire.

foto galeri

 

Fraksion.com