I konfiskohet pasuria Vito Bibës, ish-anëtar i bandës së Endrit Dokles
Konfiskohen pasuritë e Vito Bibës dhe Englantina Bibës, bëhet fjalë për një sërë apartamentesh në Tiranë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi konfiskimin e pasurive të Vito (Vehap) Bibës, i dënuar me 20 vite burg për trafik droge dhe familjarëve të tij.
Shumica e pasurive të konfiskuara janë në emër të familjarëve të tij Eglantina dhe Fatime Biba.
Vetëm një truall me sipërfaqe 352,6 m2 dhe ndërtesë 138,2 m2 në Tiranë është në pronësi të Vito Bibës.
Nga Vehap, i dënuari shqiptar e ka ndryshuar emrin në Vito, ndërsa nuk dihet nëse është frymëzuar nga Vito Corleone, një personazh imagjinar në filmat “The Godfather”, i cili pasqyron një nga figurat mafioze të Nju Jorkut të mesin e shekullit të 20-të.
Njoftimi nga GJKKKO:
Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.6 datë 27.01.2023 ka vendosur vendosur konfiskimin e pasurive të subjekteve Vito (Vehap) Biba (i cili me vendimin Nr. SIEP442/2011 date 27.09.2013, të Gjykatës së Bescias Itali, është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në pashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian) dhe Englantina Biba (e cila me vendimin nr.45 datë 27.07.2011, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë është deklaruar fajtore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim) si dhe personave të lidhur.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.102 datë 06.07.2023 ka lënë në fuqi vendimin nr.6 datë 27.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Me këta vendime, Gjykatat kanë vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë:
1. Pasuri e llojit “Truall” me sipërfaqe 352,6 m2 me sipërfaqe ndërtese 138,2 m2, Tiranë, në pronësi të Vito Biba;
2. Pasuri e llojit “Njësi” me sipërfaqe 292,8 m2, adresa Tiranë, në pronësi të Eglantina Biba;
3. Pasuri e llojit “Njësi” me sipërfaqe 274,8 m2, adresa Tiranë, në pronësi të Eglantina Biba;
4. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe shkalle 19,8 m2, sipërfaqe verande 36,3 m2, në pronësi të Eglantina Biba;
5. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, ….. sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;
6. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;
7. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;
8. Pasuri e llojit “Ndërtesë” me sipërfaqe 91,6 m2, me adresë Tiranë; godinë banimi 2 kate + 1 kat nëntokë: sipërfaqe kati nëntokë 40,2 m2, sipërfaqja e katit përdhe 91,6 m2, sipërfaqe verande 17,9 m2, sipërfaqja e katit të parë 91,6 m2, sipërfaqe verande 22,7 m2, në pronësi të Davide Vito Biba;
9. Pasuri e llojit “Truall” me sipërfaqe 262,5 m2 me sipërfaqe ndërtese 87,5 m2, godinë banimi 3 kate+1 kat nëntokë , sipërfaqe kati nëntokë 42,7 m2, sipërfaqja e katit përdhe 87,5 m2 (verandë 33.6 m2), sipërfaqja e katit të parë 121,1 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 121,1 m2, në pronësi të Fatime Biba.
Fraksion.com