Life StyleTë fundit

Horoskopi mujor, gusht 2023

Ky është horoskopi  për muajin gusht  2023. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Muaj i mbushur me ngjyra do jetë ky për të gjithë. Do i merrni gjërat më seriozitet dhe në përgjithësi gjithçka do ecë sipas planeve. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni fort për gjithçka dhe do mundoheni të merrni vendimet e duhura. Edhe kur të keni ide të ndryshme do e gjeni mënyrën për të rënë dakord. Ju beqarët do ndërmerrni iniciativa dhe do dilni në çdo takim që do ju kërkohet. Më pas do e keni vetë në dorë se çfarë do bëni. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u stabilizuar falë masave që do merrni. Financat do jenë pak delikate, megjithatë falë ndihmës së disa të afërmeve gjendja do stabilizohet. Në punë nuk do ju mungojë as vullneti dhe as vendosmëria kështu që priten arritje të mëdha. Nëse keni mundësi jepuni edhe një ndihme të vogël kolegeve në nevojë.

Demi

Do jeni më të lirë për të vepruar këtë muaj dhe shumë ëndrra do ju plotësohen. Ju të dashuruarit do jeni të qetë dhe marrëdhënia me partnerin ka për të pasur goxha përmirësime. Në javën e parë do mundoheni t’i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet. Ju beqarët nuk do jeni shumë të qartë në mendime dhe ka rrezik të mos i shfrytëzoni mundësitë që do iu jepen. Shëndeti do jetë i mirë në javën e parë, por duke mos u kujdesur për veten dhe duke e tepruar me qëndrimin në diell gjendja mund të përkeqësohet. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe megjithatë do bënit mirë sikur çdo shpenzim ta kryeni pasi ta keni menduar me kujdes. Kështu do shmangni problemet e papritura. Në planin profesional do iu jepen mundësi të shkëlqyera dhe do arrini më shpejt atje ku keni dëshiruar.

Binjakët

Të gjithë do e adhurojnë dinamizmin që do ju karakterizoje gjatë këtij muaji. Në çdo moment delikat do dini si të dilni nga situata. Nëse keni një lidhje do i kuptoni më së miri ndjenjat dhe nevojat e atij që keni në krah dhe do kaloni çaste të mrekullueshme. Ju beqarët do përfitoni nga çdo moment që do iu jepet për të bërë njohje të reja dhe për të filluar sa më parë një lidhje. Qe nga java e tretë priten ndryshime. Shëndeti nuk do jetë gjithë kohës i qëndrueshëm, kështu që kur të ndieni ndonjë dhimbje apo kur të keni ndonjë shqetësim flisni me mjekët. Në planin financiar yjet do i keni gjithë kohës pranë dhe do i zgjidhni telashet që keni pasur. Në pune do jeni të guximshëm dhe nuk do ndaleni derisa të arrini qëllimin që i keni vënë vetes. Nga kjo do ndryshojë edhe mendimi i disa kolegëve për ju.

Gaforrja

Gjatë gjithë këtij muaji, sektori i dashurisë do jetë në qendër të vëmendjes. Do merren edhe vendime me rëndësi të madhe. Nëse keni një lidhje do kërkoni pak më shumë liri e pavarësi nga partneri dhe me mirëkuptim do e merrni atë. Mesi i muajit mund të ketë ndonjë të papritur të pakëndshme prandaj duhet t’i bëni sytë katër. Ju beqarët do keni takime interesante 10 ditët e para të muajit. Mos lejoni asnjë mundësi të mire t’iu ikë nga duart. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe gjithë kohës, megjithatë në disa momente duhet të bëni kujdes. Shmangni sa të mundeni ushqimet e yndyrshme e të kripurat. Financat do jenë më të qëndrueshme sidomos dy javët e para. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër. Në punë do i keni gjithë kohës idetë e qarta dhe do veproni pasi të jeni plotësisht të sigurt.

Luani

Ndryshe nga një muaj më parë, këtë periudhe do jeni më të matur dhe nuk do bëni gabimet e mëparshme. Ju që jeni në një lidhje do tregoheni më të ngrohtë dhe më tolerante me partnerin tuaj. Do e diskutoni me qetësi çdo temë dhe do merrni vendimet e duhura. Ju beqarët që jeni në kërkim të lidhjeve serioze nuk do keni fat. Kjo do jetë një periudhe e mbushur me flirtime dhe aventura drithëruese, por afatshkurtra. Gjendja shëndetësore nuk do jetë aq e mirë sa ju e kishit ëndërruar. Mund të keni herë pas here ulje tensioni, dobësi dhe dhimbje muskujsh. Për financat duhet thënë se do jete një muaj i begatë. Kjo do bëjë të mundur që ju të kryeni pak me shume shpenzime dhe të shlyeni edhe borxhet. Në punë do ju duhet pak më tepër diplomaci për të arritur atje ku keni menduar.

Virgjëresha

Nëse tregoheni mendjemëdhenj dhe kokëfortë gjatë këtij muaji, mund të keni probleme serioze në çdo fushë. Ju të dashuruarit do keni disa mosmarrëveshje me partnerin javën e parë dhe do ju duket se asnjëherë nuk keni për te qenë të qetë. Mundohuni t’i mendoni gjërat me seriozitet dhe të mos hidhni hapa të nxituara. Ju beqarët do realizoni disa takime interesante dhe zemra do fillojë t’iu rrahë shumë fort. Përfitoni aq sa të mundeni, por mos u nxitoni. Shëndeti herë pas here do ketë disa tronditje. Mos e lini asnjë çast pas dore veten sepse probleme e vogla mund të zmadhohen shpejt pa e kuptuar. Financat vështirë se do përmirësohen, megjithatë ju bëni aq sa të mundni. Në punë mos mendoni se jeni më të mirët sepse mund të zhgënjeheni. Ngjitini shkallet një nga një pa u nxituar aspak.

Peshorja

Gjatë këtij muaji do jeni shumë nostalgjikë. Ju të dashuruarit do mendoni më shumë sesa duhet për ato që keni kaluar dhe kjo do iu shtojë mërzitjen. Largohuni nga disa persona që iu kujtojnë diçka jo të këndshme. Nëse jeni beqarë do keni goxha takime, por duhet ta dini që edhe po krijuat një lidhje, ajo nuk do shkojë shumë gjate. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin dhe për higjienën personale edhe pse nuk do keni asnjë shqetësim të madh. Me sektorin e financave do merreni më tepër. Do bëni një riorganizim të gjithë buxhetit dhe do i vini vetes disa fre për sa iu përket shpenzimeve. Puna në përgjithësi do ecë mbarë. Nëse duhet të ktheni ndonjë përgjigje apo të merrni vendime bëjeni pas datës 20.

Akrepi

Ky muaj do jetë ai i arritjeve dhe zgjidhjeve të problemeve. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme me partnerin tashmë do rregulloni gjithçka. Nëse e keni lënduar atë kërkojini falje dhe tregohuni sa më të sinqertë. Ju beqarët do jeni më të lirë dhe do merreni pak më shumë me jetën sentimentale. Do e testoni aftësinë tuaj joshëse. Shëndeti do jetë më i mirë dhe do ndiheni të qetë. Gjithsesi nëse ndieni ndonjë shqetësim të vogël, këshillohet të shkoni sa më parë tek mjeku. Në planin financiar tregohuni më vigjilentë dhe mendoni për të ardhmen. Po shpenzuat pa limit do ngeleni pa lek në xhep. Nëse në punë keni pasur dyshime për një zgjedhje që duhet të bënit, tani nuk ka më kohë të mendoheni. E ardhmja është në dorën tuaj dhe jeni ju ata që mund ta ndryshoni tërësisht.

Shigjetari

Gjatë këtij muaji do jeni kreativë, me humor të mirë dhe plot gjallëri. Nëse keni një lidhje jeta sentimentale nuk do jetë shumë e qetë. Javët e para do jenë më të vështirat dhe mund t’iu mungojë kthjelltësia e mendimit. Bëni kujdes dhe mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm. Tregohuni edhe të duruar e diplomatë. Në fund të muajit ambienti do të ngrohet ndjeshëm. Për ju beqarët që jeni në kërkim të dashurisë, gjithçka do të varet nga mënyra e të vepruarit dhe nga sjellja. Tregohuni më të hapur. Shëndeti do jetë kryesisht pa probleme. Nëse merreni me pak aktivitet fizik do ndiheni edhe më mirë. Financat nuk do jenë shumë të qëndrueshme. Tregohuni pak të kursyer nëse nuk doni të keni vështirësi më vonë. Në punë do përballeni me pengesa dy javët e para, por më vone situata do ndryshojë tërësisht

Bricjapi

Deri në datën 16 të këtij muaji do jetë një periudhë e qetë. Do merreni vesh si duhet me të gjithë ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje do keni një muaj reflektimi. Në datën 11 ose 12 mund të merrni edhe disa vendime me rëndësi. Ju beqarët do keni njohje të njëpasnjëshme dhe mund të arrini të hidhni hapa më tutje. Gjithsesi në çdo moment lërini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Shëndeti do jetë herë i mirë dhe here me disa shqetësime të vogla. Deri në mes të muajit tregohuni të matur me ushqimin dhe kujdes me peshat. Me financat do bëni disa gabime të cilat mund t’iu kushtojnë. Dëgjojini këshillat e kolegeve specialistë financiarë. Në punë, duke filluar nga data 12 do ketë vetëm gjëra pozitive dhe arritje.

Ujori

Gjatë dy javëve e para të muajit gjërat nuk do ecin aspak mirë mes jush dhe familjareve apo miqve. Mund të kaloni momente të tensionuara dhe herë pas here do jeni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni. Edhe për ju të dashuruarit do jetë pak a shumë e njëjta gjendje. Gjithsesi të gjitha problemet do zgjidhen shpejt dhe që nga mesi i muajit e më tej, bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët as që do mundoheni për të gjetur personat e duhur, pasi mundësitë do jenë të pafundme. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do ndiheni në forme të përkryer. Financat do mbeten të qëndrueshme, por jo aq sa për të investuar shuma marramendëse. Në punë nuk do ju mundojë as energjia dhe as këmbëngulja për të arritur atje ku dëshironi. Pas datës 19 duhet të bëni kujdes nga disa kolegë që do duan t’iu prishin planet.

Peshqit

Këtë muaj jeta juaj familjare dhe ajo shoqërore do kenë me tepër rëndësi se më pare. Nuk do i lini asnjë moment pas dore ata që doni. Për ju të dashuruarit, java e parë ka për të qenë fantastike ndërkohë që pjesa tjetër do ketë edhe ndonjë problem të vogël. E mira është që gjithmonë të bëni atë që mendoni pa dëgjuar se çfarë thonë të tjerët. Për ju beqaret me shumë gjasë do jenë disa miq të vjetër ata që do i shihni si pretendente kryesorë për të kaluar jetën. Vetëm ata do ju duken perfektë. Shëndeti nuk do jetë i keq, por herë pas here mund të keni edhe ndonjë dhimbje koke, mesi apo edhe shpine. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll dhe shpenzime të mëdha nuk do kryeni. Në punë bëni atë që keni planifikuar dhe mos u ndikoni nga kolegët. Ka mundësi që shefat të mahniten dhe t’iu bëjnë propozime interesante.

 

Fraksion.com