Horoskopi javor 31 korrik – 6 gusht 2023
Ky është horoskopi javor nga data 31 korrik deri në 6 gusht 2023. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.
Dashi
Venusi do dërgojë valë të mira për jetën tuaj këtë javë. Dëgjojini këshillat që do iu jepen dhe do përfitoni. Jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme. Së bashku me partnerin do bashkoheni me miqtë dhe do organizoni disa darka të këndshme. Ju beqarët ka gjasa të keni takime. Tregohuni të matur me fjalët dhe të thjeshtë. Nuk ka asnjë vlere të silleni si dikush tjetër që nuk jeni. Fizikisht do ndiheni mirë, ndërsa moralisht mund të keni ndonjë problem të vogël. Mundohuni të qetësoheni dhe t’i merrni gjërat me pozitivizëm. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme sepse situata financiare nuk do jetë aspak e mirë. Në punë do merrni iniciativa. Me pak mundim mund ta arrini atë që dëshironi.
Demi
Ndryshe nga më parë këtë javë nuk do jeni më aq të qetë dhe mund ta ngrini zërin për të fituar ato që ju takojnë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e mbrojtur. Do e thelloni marrëdhënien me partnerin dhe do krijoni një ambient më të ngrohtë. Falë mbështetjes së Hënës ju beqarët do keni mundësi të mira për takime. Tregohuni modestë dhe do e bëni më shumë për vete personin që do keni afër. Me shëndetin nuk do keni probleme të mëdha. Si rezistenca fizike ashtu edhe ajo morale do jenë të mira. Financat do jenë të paqëndrueshme kështu që shpenzoni me kursim dhe maturi. Në planin profesional do iu jepen mundësi të mira për të hedhur hapa para. Shfrytëzojini sa më shumë që të mundni sepse raste të tilla nuk vijnë shpesh.
Binjakët
Mërkuri dhe Jupiteri do jenë gjithmonë pranë jush gjatë kësaj jave për t’iu ofruar mbështetje dhe për t’iu përmirësuar moralin. Ju të dashuruarit do keni nevojë për më shumë siguri dhe me pak durim do e arrini. Flisni hapur me partnerin sepse vetëm kështu do ndiheni të qetë. Falë konfigurimit të mirë të yjeve edhe ju beqarët do jeni të favorizuar. Bëjini sytë katër kudo që të shkoni. Shëndeti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur nga yjet. Në planin financiar mos merrni vendime të nxituara të cilat mund t’iu sjellin probleme të mëdha më vonë. Ulni sa më parë edhe shpenzimet. Në punë duhet të organizoheni më mirë dhe të përqendroheni tek objektivat kryesore. Do i keni më të thjeshta gjërat këtë javë.
Gaforrja
Kjo javë do jetë e mbushur me të papritura. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione pozitive, por nuk do mungojnë as emocionet negative. Mirë është që të respektoni ane maksimum lirinë e tjetrit. Ju beqarët nuk do i kërkoni me ngulm ndryshimet, por papritur do ju ndodhë një takim vendimtar. Në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm dhe duhet të shmangni me patjetër shpenzimet e ekzagjeruara. Shëndeti duhet pasur nën kujdes. Kujdes me higjienën dhe pastërtinë vetjake. Në punë do filloni disa projekte të reja, shumë të rëndësishme e me fitime, por që do kërkojnë angazhim të madh. Duhet ta organizoni me kujdes kohën.
Luani
Një etapë shumë më e bukur do fillojë gjatë kësaj jave për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm dite të lumtura. Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë ta intensifikoni edhe më shumë lidhjen dhe kënaqësitë do jenë akoma më të forta. Ju beqarët duhet të njiheni mirë me disa persona e më pas të vendosni cilin do zgjidhni për te filluar një lidhje. Mos u nxitoni. Në planin financiar duhet maturi e sa më shume maturi. Reflektoni disa herë para se të hidhni çdo lloj hapi. Shëndeti në disa momente do jetë disi delikat, për shkak të lodhjes në punë. Jeta profesionale nuk do jetë as e shkëlqyer, as e keqe. Disa pengesa që ju kishin dalë do dini si t’i kaloni.
Virgjëresha
Planetët do ua bëjnë gjithçka më të vështirë këtë javë. Jeta juaj në çift ka rrezik të përballet me stuhi të fuqishme. Do jeni shumë të pakuptueshëm dhe të paqëndrueshëm kështu që nuk do jetë faji i partnerit që do ju kritikojë. Në fakt shpesh as ju nuk do e kuptoni veten tuaj. Ju beqarët ka shumë mundësi të fiksoheni pas dikujt dhe menjëherë të vendosni të filloni një lidhje. Financave jepuni prioritet, pasi pa një buxhet të mirë nuk mund t’ia plotësoni dot nevojat vetes. Gjendja shëndetësore nuk ka për të qenë e shkëlqyer sepse lodhja do bëjë të veten. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur atje ku dëshironi dhe me pak mundim do ja dilni mbanë.
Peshorja
Kjo javë do ju mundësojë të reflektoni për vitin që keni kaluar dhe për të menduar disa ndryshime për vitin e ri. Ju që jeni në një lidhje bëni kujdes nga Saturni i cili do ua ndërlikojë jetën. Do keni debate sidomos për shkak të xhelozisë së tepruar. Ju beqarët do zbuloni më në fund kënaqësitë e dashurisë. Do takoni dikë interesant dhe do e kuptoni se keni humbur kohë duke qëndruar vetë. Shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Do jeni në formë dhe plot energji. Në planin financiar ka rrezik te përballeni me probleme. Mos merrni kredi por mundohuni t’iu kërkoni ndihme miqve. Në jetën profesionale do e keni më të lehtë të arrini atë që doni. Këmbëngulja juaj do jetë për t’u adhuruar.
Akrepi
Gjatë kësaj jave do jeni më rezistentë dhe shumë më të gatshëm për të bërë gjithçka që do ju sjellë kënaqësi. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë harmonike. Do përjetoni emocione të mëdha falë përkujdesjes dhe surprizave që do iu përgatisë partneri. Gjithsesi para se të merrni vendime me rëndësi reflektoni mirë. Ju beqarët do keni një takim të papritur dhe mund të merrni propozime romantike. Do jeni në forme të mirë fizike dhe morale. Mire është që të keni pak më shumë kujdes me ushqimet pikante. Perspektivat materiale do jenë të mrekullueshme. Do keni mundësi të kryeni edhe transaksionet që keni dashur. Në planin profesional tregohuni më të hapur dhe tentoni gjëra të reja. Mund t’ia dilni mbanë dhe të ndryshoni tërësisht të ardhmen.
Shigjetari
Jupiteri dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të ngjitni pikat më të larta dhe të arrini mrekullitë. Do jeni intelektualë dhe shumë të matur. Ju të dashuruarit ka rrezik që ditët e para të keni debate me partnerin dhe kjo mund të kërcënojë qëndrueshmërinë. Pranoni të diskutoni qetësisht në mënyrë që të gjeni një zgjidhje. Ju beqarët nuk duhet të shpresoni më kot të takoni personin e ëndrrave sepse nuk do keni fat. Shëndeti nuk do jetë problematik përveçse mund të ndiheni hera herës të lodhur. Gjeni kohen e duhur për të bërë ndonjë pushim të vogël. Klima në planin financiar do jetë paksa konfuze. Mendohuni mirë para se të bëni shpenzime të mëdha. Në punë, edhe pse do iu dalin pengesa përsëri do arrini në piken ku keni dëshiruar gjithmonë.
Bricjapi
Për fatin tuaj të mirë gjithçka do stabilizohet këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë më i ngrohtë. E mërkura, e enjtja dhe e shtuna janë ditët ideale për të marrë edhe disa vendime ose për të bërë plane afatgjata. Ju beqarët do keni plot njohje, por nuk pritet të nisë ndonjë lidhje e jashtëzakonshme që do ju bëjë të drithëroheni. Buxheti do jetë më i ekuilibruar kështu që mund të përfitoni të hiqni edhe ndonjë para mënjanë. Për shëndet të mirë, duhet të keni kujdes me higjienën, duhet të flini më tepër dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe do arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes.
Ujori
Ka rrezik që gjatë kësaj jave të ndodhin incidente të ndryshme. Ju të dashuruarit do jeni të palogjikshëm dhe mund të bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij sepse në një moment ai mund t’iu braktisë përfundimisht. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.
Peshqit
Me bekimin e yjeve, jeta juaj do jetë edhe më harmonike gjatë kësaj jave. Do dilni më shumë, do argëtoheni dhe do përjetoni ndjesi të paimagjinueshme ju të dashuruarit. Nëse jeni beqarë do jeni në kërkim të lidhjeve serioze dhe të rafinuara, çka nuk do ju mundësohet dot këtë periudhë. Sektori i financave do jetë tej mase i privilegjuar dhe situata do ketë përmirësime të konsiderueshme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë më e mirë se më parë dhe do e rifitoni energjinë e humbur. Në punë do ketë probleme, sfida, por edhe arritje të mëdha. Bëhuni gati për ndryshime të mëdha.
Fraksion.com