AktualitetTë fundit

Goditet banda e vëllezërve shqiptarë në Itali, kapen 800 mijë euro kokainë gjatë aksionit

Një grup kriminal i trafikut të drogës, që drejtohej nga dy vëllezër shqiptar, u shkatërrua nga autoritetet italiane.

Në total autoritetet italiane lëshuan 11 urdhër-arreste ndërsa hetimet u kryen nga prokuroria e Breshias.

Sipas mediave italiane, grupi kryesisht merrej me transportin e ngarkesave të drogës drejt Belgjikës, Holandës apo dhe zonave të ndryshme në Itali. Gjatë aksionit, agjentët sekuestruan 10 pako me kokainë me vlerë afro 800 mijë euro. Nga hetimet rezultoi se dy vëllezërit shqiptar, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, kishin punësuar një korrier, i cili merrej me mbledhjen dhe shpërndarjen e ngarkesave të kokainës drejt destinacioneve të caktuara.

Ai u kap gjatë fundjavës teksa po transportonte më një automjet të blinduar 10 kilogramë kokainë. Pjesë e grupit ishte dhe një shqiptar tjetër si dhe 8 italianë të cilët u arrestuan të gjithë. Ndërkohë vijojnë hetimet nga ana e autoriteteve italiane për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

Fraksion.com