Një situatë e pazakontë i ka ndodhur Mozzik mbrëmjen e djeshme gjatë një koncerti në qytetin e Gjilanit.

Ai ishte së bashku me këngëtaren Kida si dhe artistin e mirënjohur, Sabri Fejzullahu, i ftuar për të performuar në një nga clubet e qytetit.

Ndërsa po interpretonte këngët e tij, policia ka hyrë në skenë duke ndaluar performancën. Në video shihet se reperi komunikon me oficerin e policisë teksa nuk dihet ende arsyeja e ndërprerjes së koncertit

Mozzik ka publikuar videon në Instagram duke treguar gjithë mirëkuptimin e tij ndaj bluve. Në video dëgjohet Mozzik duke thënë se paska ndodhur diçka.

“Respekt Policia e Kosovës. Këta kryejnë vetëm punën e vet”, ka shkruar ai krah videos.

Fraksion.com