AktualitetPolitikëTë fundit

Mbledhja e zgjeruar e qeverisë, Rama: Debate të dobishme për sezonin e ri

Dita e parë e mbledhjes së zgjeruar të qeverisë në Tepelenë u karakterizua nga debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, në mbyllje të ditës së parë të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë në Tepelenë.

Mbledhja e kabinetit qeveritar në Tepelenë do të vijojë nesër punimet në ditën e dytë.

Më herët sot, kryeministri Rama informoi se mbledhja e zgjeruar e qeverisë do të zgjasë dy ditë me reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh, në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi.

 

Fraksion.com