“Jep sa para të duash, veç të vritet”, përgjimet fundosin biznesmenin Gjoka, Bajrin dhe grupin kriminal. Pas realizimit të planit, i shkuan në varrim ‘objektivit’
Përgjimet fundosin grupin kriminal qe u godit dje nga SPAK dhe u arrestuan Oltion Bistri, Xhevahir Lita, Ardit Hasannega, etj.
Pëllumb Gjoka ka kërkuar tek Behar Bajrajt vrasje të shumë personave, mes tyre edhe Kleanth Musabelliun që e plagosi më parë në këmbë.
Ndërkohë vrasjen e Gjin Ndojt e ka porositur Ervis Martinaj. E kanë kryer Denis Brahovic dhe Behar Bajri. Viktima i kishte sharë dhe këto e kanë masakruar me plumba. Këto biseda janë bërë edhe në aplikacionin Sky. Pas vrasjes së Gjin Ndojit ne 2020 te dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim, informon Keti Banushi, për Report TV.
Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptare, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen por me vone rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptarë.
Ne biseda flitet për shumat që do te paguheshin për realizimin e vrasjeve.
Në biseda Pellumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetem vrasja të kryhet.
Pas vrasjes së Gjin Ndojit ne 2020 te dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.
Porosite e vrasjeve:
Pëllumb Gjoka ka kërkuar tek Behar Bajrajt vrasje të shumë personave, mes tyre edhe Kleanth Musabelliun që e plagosi më parë në këmbë.
Ndërkohë vrasjen e Gjin Ndojt e ka porositur Ervis Martinaj. E kanë kryer Denis Brahovic dhe Behar Bajri. Viktima i kishte sharë dhe këto e kanë masakruar me plumba. Këto biseda janë bërë edhe në aplikacionin Sky.
Madje pas vrasjes së Gjin Ndojit ne 2020 te dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.
100 – 110 mijë euro për vrasjen
Kanë qenë ekspertë francezë të cilët në bashkëpunim me ato shqiptarë kanë arritur të çkodonin mesazhet ku flitej deri edhe për vrasje me para dhe shumat e tyre
“Bëhet fjalë për shuma nga 100 – 110 mijë euro që elementë kriminalë jepnin për të kryer vrasje me pagesë. Pazaret bëheshin në “ecro” ose sky që është zbërthyer nga autoritetet franceze dhe autoritet shqiptare,” informon gazetarja Keti Banushi
Deri tani flitet që janë firmosur 15 urdhër arreste nga të cilët për 6 është firmosur dhe ata janë në burg ndërkohë që ende janë në kërkim 9 të tjerë.
Operacion i drejtuar nga Prokuroria e Posaçme çoi dje në arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish punënjës policie dhe emra të njohur të botës së krimit. Arrestimet kanë ardhur pas hetimit të disa vrasjeve dhe tentativash vrasje, ky dyshohet të jetë i përfshirë dhe Ervis Martinaj, një eksponent i krimit të organizuar, i cili rezulton prej kohësh i zhdukur
Kush janë personat e arrestuar deri tani
1. Oltion Bistri– Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, Oltion Bistri sapo ishte emëruar në këtë pozicion. Deri para shumë pak ditësh ai mbante postin e Shefit të Operacionales detyrë që e mori në shkurt të vitit 2022. Në vjeshtën e vitit 2021, ka qenë me detyrë në Policinë e Lezhës ndërsa ka drejtuar edhe atë të Durrësit.
2. Xhevahir Lita- Prokuror i qarkut Kukës. Ai e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.
3. Astmer Bilali– Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë. Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të “Bajrave”, e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.
4. Ardit Hasanbenga– Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz
5. Pëllumb Gjoka– Njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë. Ai gjithashtu drejton edhe Imperial Construction, plazhin ADA në Velipojë dhe një sërë biznesesh po në këtë zonë.
6. Edmond Preka– Shoqërues i biznesmenit, Pëllumb Gjoka
Të shpallur në kërkim:
Eljon Hato- Mik i Ervis Martinaj
Behar Bajri
Ervis Martinaj
Fraksion.com