AktualitetPolitikëTë fundit

Ish numri 2 i PS-së, Gjiknuri: Pasuritë e mia janë publike, nuk shqetësohem nëse i heton SPAK

Dy ditë pasi Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste shkarkoi Damian Gjiknurin si Sekretar të Përgjithshëm të PS-së,  ish numri 2 i partisë tha se këto ndryshime vijnë në kuadër të një analize që po bëhet pas fitores së zgjedhjeve.

A ka nisur SPAK hetim pasuror ndaj Damian Gjiknurit?

Gjiknuri thotë se nuk ka dijeni por nuk ndihet i shqetësuar. Madje kujton se pasuritë e tij janë kaluar në sitë 3 herë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.

“Pasuritë e mia janë publike. Nuk kam informacion. Nuk shqetësohem nuk kam asnjë lloj përftimi nga personat në fjalë (Klodian Zoto e Mirel Mërtiri)”

Sa i takon udhëtimeve të tij me dy biznesmenët, në kërkim për inceneratorët Gjiknuri tha se nuk ka përfituar asnjë udhëtim nga ata.

“Udhëtimet e mija kanë qenë zyrtare. Dy udhëtimet janë bërë me Arben Ahmetaj duke shkuar në SHBA për të lidhur një kontratë me ÇEZ” tha Gjiknuri.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com