Horoskopi ditor e shtunë 29 korrik 2023
Ky është horoskopi ditor për ditën e nesërme, e shtunë 29 korrik 2023. Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Gjatë kësaj dite keni për të përjetuar ndjesi aq të bukura saqë në shumë momente do ju duket sikur nuk jeni në realitet. Mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e jashtëzakonshme. Në asnjë moment nuk do bini në melankoli dhe nuk do mërziteni, pasi yjet do krijojnë një ambient fantastik. Nëse jeni beqarë duhet të mendoheni mirë para se të hidhni hapa pasi në të kundërt mund të gaboni rëndë. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe nuk do gaboni asnjë moment. Për ju do ndodhin gjëra vërtet interesante. Me financat tregohuni sa me vigjilentë që të mundeni dhe gjendja nuk do jetë problematike aspak.
Demi
Bazojuni tek gjërat për të cilat jeni të bindur sot dhe jo tek supozimet sepse kështu keni për të dalë më të fituar. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale ka për të qenë edhe më delikate se disa ditë më parë. Nuk do ketë gjëra alarmuese, por nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet për gjëra të kota. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të filluar një lidhje dhe do i refuzoni ftesat që do ju bëhen. Në punë do i vini vetes qëllime dhe nuk do ndaleni derisa të arrini t’i përmbushni sa më shpejt ato. Rruga do jetë e vështirë, por aspak e pamundur. Do dini edhe ta menaxhoni si duhet kohën. Financat mbajini më tepër nën kontroll nëse nuk doni të keni probleme serioze më vonë.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni gjatë për zgjedhjet që duhet të bëni në mënyrë që nesër të mos pendoheni. Për ju të dashuruarit do ketë vështirësi të shumta dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Për shumë gjëra nuk do bini dakord me partnerin dhe kjo mund të ndezë here pas here debate. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati të bëjnë ndryshime të statusit edhe pse do merrni propozime. Në fakt mirë është që të mos vononi shumë në kohë. Në punë askush nuk do ju pengojë të bëni gjërat që dëshironi, por vështirësitë për ju do jene të shumta. Nuk do mundeni dot t’i arrini objektivat. Financat do dini si t’i menaxhoni gjithë kohës.
Gaforrja
Falë Mërkurit dhe Hënës sot do e keni më të lehtë të përshtateni me çdo gjë dhe nuk do debatoni me ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur vështirësi sot gjendja do fillojë të stabilizohet ndjeshëm. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do kërkoni falje menjëherë. Ju beqarët mund të keni vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa kaq. Në punë do jeni konkretë dhe realistë kështu që gjërat do evoluojnë pozitivisht. Mund të nënshkruani edhe kontrata të reja shumë të leverdisshme. Buxheti do jetë shumë i mirë, por nëse shpenzoni pa u menduar për të ardhmen gjendja mund të destabilizohet.
Luani
Gjatë gjithë kësaj dite do jeni paksa kokëfortë dhe nuk do ju pëlqejë që të tjerët t’iu vënë në pah gabimet që bëni. Mundet të futeni edhe në kontradikta. Ju të dashuruarit do keni ndryshime të shpeshta humori dhe kjo mund të ndezë herë pas here debate me njëri-tjetrin. Bëni kujdes me fjalët që do thoni dhe me vendimet që do merrni. Ju beqarët nuk do preferoni të dilni nëpër takimet ku do ftoheni dhe sërish keni për të mbetur vetëm. Në punë duhet të mundoheni të përdorni komunikimin për të zgjidhur problemet sepse me inat vetëm sa do i ndërlikoni gjërat. Në planin financiar gjendja do përmirësohet më shumë nga sa e kishit menduar.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do përjetoni një ndjesi sikur më në fund jeni dakord me veten dhe do ndiheni shumë më të qetë. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë paqja gjithë kohës. Në çdo moment keni për t’u ndier mirë me partnerin dhe emocionet do jenë të forta. Ju beqarët do jeni gati edhe për çmenduri vetëm që të mos qëndroni më të vetmuar. Pas mesdite ka gjasë të ketë surpriza. Në punë mos e teproni as me lodhjen as me mosveprimin sepse mund t’iu lindin shpejt probleme. Më mirë përmbushni detyrat që keni dhe më pas rini. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Jo vetëm që do i kryeni të gjitha shpenzimet, por mund të hiqni edhe para mënjanë.
Peshorja
Marsi do ju irritojë pafundësisht gjatë kësaj dite. Do jeni shpesh të shpërqendruar dhe mund të ndiheni të lodhur. Për ju të dashuruarit Venusi do jetë i pozicionuar keq dhe problemet mes jush do jenë të njëpasnjëshme. Në disa momente do e mendoni vërtet edhe ndarjen. Ju beqarët nuk do keni aspak komplekse dhe ka gjasa të hidheni në krahët e të parit që do ju propozojë. Në punë do keni shumë gjëra për të bërë dhe mund të lodheni goxha fizikisht. Kërkoni lejë dhe bëni pak pushim. Financat do përmirësohen ndjeshëm pas një lotarie që do fitoni. Mundohuni që disa para t’i hiqni mënjanë.
Akrepi
Sot nuk do i bëni gjërat përgjysmë. Saturni dhe Venusi do jenë mbështetje e fortë që do ju çojnë atje ku dëshironi. Për ju të dashuruarit nuk pritën momente shumë të qeta kështu që mund të ndiheni keq për disa çaste. Më mirë flisni hapur me partnerin tuaj dhe mund të bëni edhe gjëra që dikur as nuk i kishit menduar. Ju beqarët nuk duhet të fiksoheni pas pamjes së jashtme sepse në shumë raste ajo zhgënjen. Në punë më mirë mos ja lini asgjë rastësisë dhe verifikoni çdo gjë para se të veproni. Mos bëni gabime të cilat në fakt mund t’i shmangni. Dielli dhe Mërkuri do sjellin qëndrueshmëri në sektorin e financave. Nuk do e keni problem të kryeni edhe ndonjë shpenzim më shumë.
Shigjetari
Ka rrezik që dita e sotme të jetë problematike për ju dhe shpesh mund të gjendeni në vështirësi për të ecur përpara. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet as ta teproni me xhelozinë dhe as të nxitni kot xhelozinë e partnerit tuaj. Ai nuk do jetë në humor të mirë dhe mund t’iu dalin probleme. Nëse jeni beqarë do keni mundësi të shumta për takime, por nuk duhet të hidhni hapa të menjëhershme. Njëherë për njëherë mjaftohuni thjesht me njohjen. Në punë nuk është nevoja të thoni “po” për çdo gjë, por ama as nuk duhet t’i kundërshtoni shefat në çdo gjë që ata do ju thonë. Buxheti do ekuilibrohet ndjeshëm dhe mund të bëni edhe disa investime.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni ekspertë të komunikimit dhe do zgjidhni çdo gjë pa arritur të krijohen probleme. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift nuk ka për të qenë e keqe. Do merreni vesh më mirë me atë që keni në krah dhe mund të filloni të bëni edhe plane për të ardhmen. Ju beqarët do jeni me fat në dashuri dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar njëherë e mirë. Në punë do keni diskutime të gjata me shefat dhe do ju zgjohet shpresa se nesër çdo gjë do jetë më mirë. Buxheti do jetë më i mirë se disa ditë më parë, por kjo nuk do të thotë që ju të mbyllni sytë dhe të shpenzoni sa të doni.
Ujori
Nuk do jeni aspak të qëndrueshëm në mendime sot dhe nuk do ju kushtoni vëmendjen e duhur personave që do iu flasin. Ju që keni një lidhje, edhe pse jeni të dashuruar pas partnerit tuaj, ka rrezik që sot të mos i bëni dot ballë tundimit për të flirtuar me dikë tjetër. Kujdes sepse po nuk e kontrolluat dot veten gjithçka do marrë tatëpjetën dhe do pendoheni. Ju beqarët do keni një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në punë do keni mbështetje shumë të madhe nga kolegët dhe fala atyre nuk do rrënoheni. Falënderojini dhe mbajeni marrëdhënien me ta sa më të mirë. Për financat duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu jepen nga specialistet.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do zgjidhni shumë pikëpyetje të jetës tuaj dhe do ndiheni shumë më të qetë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift ka për të qenë e shkëlqyer. Pasioni do ndizet si asnjëherë më parë dhe do ju duket vërtet sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët do jeni mjaft aktivë dhe do keni plot njohje të reja. Shiheni me kujdes secilin nga personat sepse dikush mund të jetë i duhuri. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe do ju shkoni deri në fund projekteve të nisura. Gjithmonë do verifikoni para se të hidhni hapin e fundit. Në planin financiar planetët do ju bëjnë më të logjikshëm dhe më të kujdesshëm, prandaj gjendja do mbetet e mirë.
Fraksion.com