AktualitetPolitikëTë fundit

Gjiknuri i kalon ‘live’ detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm Blendi Klosit

Damian Gjiknuri i kaloi sot detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosit.

Dy ditë pasi Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e shkarkoi Damian Gjiknurin si Sekretar të Përgjithshëm të PS-së, ai tha se lëvizjet vijnë pas një analize që po bëhet për zgjedhjet.

“Sot është një ditë e veçantë  për mua që pas 2 vitesh ja dorëzoj detyrën një kolegu të nderuar. Sërish kjo parti në çdo moment fitorje vendos që të reflektojë. Gjatë punës sime PS arrit të marrë një fitore historike janë 53 parti të fituara nga PS. Falënderoj të gjithë anëtarët e asamblesë, gjithë sekretariatin, gjithë anëtarët e partisë. Sekretariati ofroi dorëheqjen në funksion të analizës. Në shtator do të futemi në zgjedhje. Jam i bindur se do ta bëjë PS edhe më efikase si organizatë. Organizatat janë më të fuqishme edhe kur bëjnë reflektim pas fitores.’- tha Gjiknuri.

Klosi tha se Gjiknuri ka bërë një punë të mirë dhe me ndihmën e të gjithë kolegëve do të punojë për një parti të re të reformuar, gati për zgjedhjet e ardhshme të 2025.

“Detyra e sekretarit të Përgjithshëm të PS është krenari dhe duke parë një karrierë kaq të gjatë të PS, në garat elektorale, çdo garë e fituar më e thellë, është përgjithësi e madhe për ta çuar në një betejë të re elektorale. Kjo detyrë e re që më është ngarkuar, për të çuar partinë në një garë të fortë të 2025, është detyrë që do doja ta ndaja me të gjithë kolegët, padyshim dhe miku dhe kolegu im Damiani ka bërë një punë shumë të mirë. Të gjithë së bashku e çuam partinë në një garë të fortë, ashtu sikurse do ndodhë edhe në 2025. Për të marrë mandatin e 4 dhe të kemi një parti të re, të reformuar që gjen forcën te mbështetësit e saj që presin vetëm nga PS. Kjo detyrë do na obligojë të punojmë shumë, në çdo fshat, në çdo lagje, të kuptojmë çfarë njerëzit presin nga PS. Ne çdo herë që shkojmë në garë, kuptojmë ku i kemi gjërat që i reformojmë, për të filluar punën për garën e ardhshme elektorale. PS fiton sepse punon shumë dhe reformohet dhe transformohet. Në këtë detyre kemi reformimin e partisë”-tha Blendi Klosi.

 

Fraksion.com