Uncategorized

“E shiti Rama te SPAK?”, Gjiknuri: S’ndihem i braktisur nga kreu i PS-së! Roli im periferik! Kam zbatuar vetëm ligjin

Damian Gjiknuri tha një konferencë për gazetarët pas shkarkimit si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së se nuk ndihet i braktisur nga Edi Rama. I pyetur në lidhje me çështjen e inceneratorëve, Gjiknuri tha se ai është i gatshëm që të japë llogari para drejtësisë. Deputeti socialist i cilësoi politike akuzat e hedhura nga opozita në drejtim të tij. Ai theksoi se ka zbatuar vetëm ligjin.

“Së pari nënkuptohet se befasia për disatë këtij lajmi dhe interesi që shkakton në rrjetet sociale nuk besoj se do të përbëjë boshtin apo mendimin tim. Ne pas çdo procesi zgjedhor i nënshtrohemi një procesi të ri analize. Nuk i quaj fare në atao terma që ju i quani. Fundi i diçkaje është fillimi i diçkaje të re për mua. Vendimmarrjet duhen parë në efektet që sjellin në terma afatgjatë. Do të duhet shumë kohë për të kuptuar se çfarë të mirash sjellë kjo vendimmarrje. Unë jam mësuar me këto akuza! Përballjes sime politike si në opozitë ashtu edhe në pushtet. Unë jam akuzuar gjithmonë. Jam akuzuar për 600 mln euro të cez. Unë bashkëpunova me drejtësinë edhe e vërtet doli ditën për diell. Nuk është hera e parë që akuzohem, pro ka një drejtësi që i vlerëson këto gjëra, jo opinion publik që divesfikohet nga palë politike. Ligji do të flasë të vërtetën. Personalisht nuk ndjej asnjëlloj braktisje. Jam në komunikim të vazhdueshëm më Ramën. Kemi një marrëdhënie të qëndrueshme punë. E respektoj vendimmarrjen e tij dhe lidershipin e tij. Me pushtetin vjen edhe ekspozimi ndaj rriskut. Sa i përket hetimit ky hetim ka vite që ka filluar. Unë nuk jam thirru ndonjëherë. Në çdo moment që të më thërrasin do jap llogari. Roli im ka qenë periferik. Jam me bindjen se janë vepra në dobishmëri të publikut. Elbasani është një impiant që funksionon.’- tha Gjiknuri.

 

Fraksion.com