Life StyleTë fundit

Zbulohet opinionisti i “Love Island”

“Love Island” do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri në drejtimin e Luana Vjollcës. Është bërë me dije se ky emision do të fillojë në sezonin e ri televiziv në shtator ndonëse data fikse nuk dihet akoma.

E teksa gjithnjë e më shumë i afrohemi këtij muaji, kuriozë jemi të gjithë për personazhet pjesëmarrës, nisur nga konkurrentët e tek juria.

Sipas “Kryefjala”, në rolin e opinionistit pritet të jetë Alesio Aliaj, model dhe menaxher VIP-ash i cili prej vitesh jeton në Australi.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Luana udhëtoi drejt Australisë, ku mesa duket ka bërë takimet me Alesion.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com