Life StyleTë fundit

“Vizitorja VIP më e fundit”, Pas jugut, vajza e ish-presidentit Donald Trump viziton…

“Karaibet e Evropës i gjeni në Shqipëri” ishte ky titulli i para pak javëve i “The Telegraph” që ftonte pushuesit britanikë të zbulonin plazhet magjike të jugut të Shqipërisë. “Muzika më përloti, ja pse u dashurova me Shqipërinë” ishte artikulli i radhës që promovonte tokën e shqiponjave. Janë këto disa prej qindra shembujve se si Shqipëria po zë vend gjithmonë e më shumë në shtypin mbarëbotëror, duke u kthyer kësisoj në një nga destinacionet e preferuara të mijëra turistëve të thjeshtë, por edhe personaliteteve të njohura.

E fundit që ka vizitur vendin tonë është vajza e ish-presidentit të Shteve të Bashkuara të Amerikës, Ivanka Trump. Prej disa ditësh ajo ndodhet në Shqipëri bashkë me bashkëshortin dhe disa miq, ku kanë vizituar Sarandën, Butrintin, Përmetin dhe Kepin e Rodonit dhe duket se ndalesa e radhës ishte Tirana. Ditën e djeshme, çifti amerikan a ka vizituar një nga muzetë më intrigues të kryeqytetit, Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’ (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve. I hapur më 23 Maj 2017, ai është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com