AktualitetPolitikëTë fundit

“Tre ditë zie në Emiratet e Bashkuara Arabe”, Rama mesazh ngushëllimi presidentit të EBA-s për ndarjen nga jeta të Sheikut bin Zayed Al Nahyan

Kryeministri Edi Rama i shprehu sot ngushëllimet presidentit të  Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan për ndarjen nga jeta të vëllait të tij Sheikut Saeed bin Zayed Al Nahyan.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Rama shprehet se “mendimet tona shkojnë për ju në këtë kohë të vështirë”.

“Ngushëllimet e mia më të thella për Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësisë së Tij Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan, familjes dhe miqve të tij të prekur nga vdekja shpirtcopëtuese e vëllait të Lartësisë së Tij, Sheikut Saeed bin Zayed Al Nahyan. Uroj që ata të gjejnë force dhe ngushëllim në kujtimet e njeriut të tyre të dashur. Mendimet tona shkojnë për ju në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Vdekja e Lartësisë së Tij Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, Përfaqësuesi i Sundimtarit të Abu Dhabit, u njoftua në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

“Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit… Me zemrat besnike ndaj dekretit dhe fatit të Zotit, Presidenti Lartësia e Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan vajton vëllanë e tij të ndjerë, H.H. Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, Përfaqësues i Sundimtarit të Abu Dhabit, i cili ndërroi jetë sot”, tha Gjykata Presidenciale brenda nekrologjisë së tij, të ndarë në WAM.

“Zoti e mbuloftë të ndjerin me mëshirën e Tij të madhe dhe e banoftë në parajsë dhe e frymëzoftë familjen Al Nahyan me durim dhe ngushëllim.”

Gjykata Presidenciale shpalli tre ditë zie në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe, me flamuj që do të qëndrojnë në gjysmështizë për një periudhë treditore duke filluar nga e enjtja, 27 korrik, duke përfunduar në fund të së shtunës, 29 korrik.

Sundimtarët dhe anëtarët e familjes mbretërore në të gjithë emiratet ndanë ngushëllimet e tyre nëpër mediat sociale.

 

Fraksion.com