AktualitetPolitikëTë fundit

Situata e zjarreve, Rama: Mirënjohje për FA dhe Emergjencat Civile

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot punën e Emergjencave Civile dhe Forcave të Armatosura në përballje me situatën e zjarreve në vend.

Rama shprehu mirënjohje për punën e tyre të pandërprerë gjithmonë në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

“Respekt dhe mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave të emergjencave civile dhe efektivëve të Forcave të Armatosura që u përballën me shuarjen e zjarrit në territorin e vendit dhe janë gjithmonë në shërbim në mbrojtje të jetës së qytetarëve”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.
Aktualisht ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, që u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë, ndërsa po punohet në terren për fikjen e tij.
Fraksion.com