AktualitetBota+Të fundit

“Rusia mbetet furnizues “i besueshëm” i ushqimit në Afrikë”, Putin i thotë Bashkimit Afrikan që blloku t’i bashkohet G20 në shtator

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij do të mbetet një furnizues “i besueshëm” ushqim në Afrikë gjatë takimit të tij me liderët afrikanë.

Shumë nga liderët që marrin pjesë në samitin në Shën Petersburg po kërkojnë garanci se vendet e tyre do të jenë në gjendje të sigurojnë ushqim dhe plehra, pasi Rusia lejoi që Marrëveshja e grurit të Detit të Zi të skadojë në fillim të këtij muaji.

Rusia që atëherë ka nisur një breshëri sulmesh me raketa në portet dhe objektet e magazinimit të Ukrainës, duke përfshirë një vend në lumin Danub pranë Rumanisë aleate të NATO-s.

Në rrethana të zakonshme, Ukraina është furnizuesi kryesor i grurit për shumë vende afrikane.

Putin tha se do të diskutohen “vendime praktike” në fusha të ndryshme të bashkëpunimit, duke përfshirë tregtinë, bashkëpunimin ekonomik, si dhe sigurinë ushqimore.

“Megjithë vështirësitë për shkak të pandemisë dhe sanksioneve të paligjshme, ne arritëm të rrisim lidhjet tona tregtare dhe ekonomike vitin e kaluar”, një rritje prej 35%, tha Putin.
Pas këtij takimi fillestar, liderët do të marrin pjesë në seancën plenare të Forumit Ekonomik dhe Humanitar, ku Putin pritet të mbajë një “fjalim voluminoz”.

Pas seancës plenare, Putin do të zhvillojë takime dypalëshe me krerët e Mozambikut, Burundit, Zimbabvesë, Ugandës dhe Eritresë.

Presidenti rus Vladimir Putin u tha krerëve të Bashkimit Afrikan dhe Komisionit të Bashkimit Afrikan se Moska mbështet anëtarësimin e bllokut në G20.

“Ne mbështesim lidhjen e Unionit me punën e shoqatave kryesore ndërkombëtare. Më lejoni t’ju kujtoj se Rusia ishte një nga të parat që iu përgjigj pozitivisht nismës vitin e kaluar të paraqitur nga paraardhësit tuaj në presidencë, Presidenti i Senegalit, për t’i dhënë Bashkimit Afrikan anëtarësimin e plotë në G20, “tha Putin.
“Ne presim që ky vendim të merret që në shtator gjatë samitit të G20 në Nju Delhi,” shtoi ai.

 

Fraksion.com