Roli i anëtarëve të grupit, nga tentativa për të vrarë Ibrahim Licin, te vrasja e Gjin Ndojit. Ish-shefi i Operacionales prishi provat
Të tjera detaje zbërthehen nga aksioni i SPAK, ndërsa është shpallur në kërkim Elion Hato, i cili ishte i përfshirë për sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës bashkë me Ervis Martinajn. Hato sipas prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.
Grupi kriminal, pjesë e të cilit ishte dhe ish0-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për antantat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’. Ndërkohë, Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit ne bashkëpunim me Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës. Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete tha gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.
Sakaq, Xhevahir Lita, drejtues aktual i prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.
Fraksion.com