AktualitetTë fundit

MM: Situata e zjarreve në vend, më 27 korrik 2023, ora 10:30.

Ministria e Mbrojtjes  njofton për situatën e zjarreve në vend, më 27 korrik 2023, ora 10:30.

Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit.

Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.

Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.

Ka përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, por gjendja po mbahet nën monitorim.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe zjarr

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe zjarr

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe zjarr

Mund të jetë një imazh i helikopter

 

Fraksion.com