Mashtrimi me call centera: Operacioni i përbashkët Shqipëri- Itali. Të arrestuar drejtuesit e Call Center, IT dhe konsulentë
Një operacion i përbashkët kundër mashtrimit online është ndërmarrë mes Shqipërisë dhe Italisë. Mësohet se prokuroria e Pordenones ka lëshuar 14 masa sigurie, ka denoncuar 61 persona si dhe janë urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri.
Banda përbëhet nga shtetas shqiptarë.Mësohet se 140 kallëzime janë bërë nga shtetas italianë ndërsa vlera e përfitimit përmes mashtrimit kap shifrën 4.7 milionë euro.
Operacioni është vijimi i operacionit të nisur në tetorin e vitit të kaluar ku përmes call centerave mashtroheshin qytetarët italianë të investonin fillimisht në shuma të vogla dhe më pas në shuma të mëdha, deklaroi prokurori Eneid Nakuçi tani në konferencë me gazetarët.
Gjatë 42,000 përgjimeve të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se paratë pastroheshin në vendet e BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën, Gjermaninë dhe ishin konvertuar në kriptovaluta, shkruan ANSA.
Prokurori i SPAK Eneid Nakuçi informon se personat e arrestuar sot janë drejtues të Call Center.
“Masat e sigurimit janë rezultat i analizave të të gjitha provave të marra nga përgjigjet itali e Shqipëri,vëzhgimet e verifikimet e bëra para dhe datës 25 tetor dhe me personat që kanë një rol deciziv. Janë drejtues taktik të call centerit, drejtues të grupeve të operatorëve dhe IT, e konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë”
Bëhet fjalë për operacionin e datës 25 tetor 2022 kur u godit një Call Center në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.
“Është vijimi i operacionit që është kryer më 25 tetor 2022. Më përpara janë nxjerrë 3 masa sigurimi, ndërkohë dje janë ekzekutuar 14 masa sigurie” tha prokurori Eneid Nakuçi.
Fraksion.com