Lefter Maliqi thirret në SPAK për denoncimet ndaj Kreshnik Hajdarit: Dorëzova provat
Lefter Maliqi, ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i cili nuk arriti të fitojë bashkinë e Kuçovës, u paraqit sërish në spak.
Për mediat tha se dorëzoi provat për padinë që kishte bërë kundër kryebashkiakut aktual Kreshnik Hajdarit.
Në vazhdën e denoncimeve, ai tha se u pyet dhe për sipërmarrësin Salillari
“Për dy kallëzimet e çuara ditën e premte, për kreun e bashkisë Hajdarin e Rilindjes që jau kam thënë që është më keq se Gjici i Kukësit dhe oligarkun Salillari të cilët në rastine parë ishte një dhuratë prej 20 mln lekësh para një viti për të ndërtuar një rrugë. I kam dhënë prova të sakta për dëmtim të pronës, korrupsion pasiv dhe aktiv, shpërdorim detyre, mosdeklarim, falsifikime, abuzime dhe për dhunim të qytetarëve ndaj pronës së tyre,” tha ai.
Maliqi nuk harroi të komentonte dhe ndikimin e hetimeve të SPAK te partia socialiste.
Maliqi u shpreh optimist se edhe Hajdari do të përballet së shpejti me drejtësinë dhe se Kuçova do t’i kthehet qyetarëve.
Fraksion.com