‘Bosi’ i basteve prej një viti i zhdukur, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt: I lidhur me…
Policia e Shtetit dhe SPAK ka zbarkuar për kontrolle në banesat e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Prej pothuajse një viti ‘bosi’ i lojërave të fatit është zhdukur.
Kontrollet vijnë në kuadër të megaoperacionit të SPAK ku u arrestuan policë, anëtari i bandës së Bajrave, prokurorë, biznesmen, ish komisar dhe Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum.
Ende nuk dihet se çfarë kanë zbuluar në banesat e tij dhe se pse janë kryer këto kontrolle.
Edhe pse i zhdukur pa gjurmë që në gusht të vitit të kaluar, për Ervis Martinajt, ‘mbretin’ e lojërave të fatit, është lëshuar një tjetër urdhër i ri arresti.
Edhe pse nuk dihet asgjë për fatin e tij, Martinaj dyshohet për vepra penale të urdhërimit të vrasjeve, ndërsa ende nuk jepen detaje se për çfarë është nxjerrë konkretisht urdhër-arresti i ri.
Krahas emrave të tjerë , si drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, biznesmenit të njohur Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, apo Asmer Bilalit, kësaj liste i shtohet dhe emri i Ervis Martinajt. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’. Bistri, sipas dosjes së prokurorisë, rezulton se bashkëpunonte me biznesmenin Gjoka, ndërsa për këto akuza ka dhe përgjime, thotë gazetrja Lala për BW.
Biznesmeni, kishte shtrirë aktivitetin e tij dhe te lojërat e fatit.
Këta persona akuzohen për vepra të krijimit të strukturuar kriminal, apo të pastrimit të parave. Një tjetër person është dhe Ardit Hasanbega që ka qenë shef krimi në Shkodër dhe në Berat.
Ndonëse në pamje të parë këta personazhe të lakuara më sipër nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, ata siç duket i bashkon grupi i strukturuar kriminal dhe lidhjet e tyre që kanë të bëjnë me zhdukjen e provave, me lojërat e fatit apo me vrasje me pagesë.
Fraksion.com