AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, tek Gjiknuri do gjejnë hotele

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka akuzuar ish-sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri se është përgjegjës për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Ai hodhi akuza në drejtim të deputetit të PS-së, për të cilin tha se është i lidhur me aferën e inceneratorëve. Berisha bëri një krahasim mes tij dhe Ahmetajt e shtoi se nëse këtij të fundit i gjetën vila, Gjiknurit do t’i gjejnë hotele.

“Në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit, Gjiknuri është absolutisht hajdut kryesor, bashkë me Ramën. Ndërkohë, Gjiknuri, nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë se tek Gjiknuri do gjejnë hotele. Hotele jo për të fjetur, por hotele të cilat ai i ka vendosur në emrin e një tjetri, sipas burimeve që janë të gatshme të dëshmojnë edhe publikisht. Kohë krimi, botë krimi. Kështu mund të vlerësohet kjo kohë dhe bota e këtij pushteti.’- tha Berisha.

Berisha tha se kundër Gjiknurit ka dhe dëshmitar, që sipas tij është një njeri i ndershëm.

“Damian Gjiknuri, njeri nga kriminelët më të damkosur në politikën shqiptare, në mbledhjen e fundit të asamblesë së mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të mafies së Rilindjes. Damian Gjiknuri është një nga figurat më kryesore të krimit në Shqipëri dhe më gjerë. Ky famëzi është regjistruar në zhargonin e krimit për ‘tërmetin’, krimin e tmerrshëm elektoral. Por Damian Gjiknuri është anëtar kryesor i klanit të mafies së plehrave Rama-Agaçi-Veliaj-Ahmetaj-Gjiknuri-Koka e me radhë. Firma e tij ndodhet në të gjithë dokumentacionin e vjedhjes së shekullit.  Por krahas kësaj, Damian Gjiknuri është përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit. Dimension i injoruar në absurde tërësisht nga hetimi dhe SKAP-i i partisë. Vendimi i famshëm i datës 16 dhjetor 2014, ky vendim parashikon financimin e impiantit të përpunimit të plehrave dhe atij të prodhimit të energjisë nga qeveria, për Elbasanin është fjala.”

 

Fraksion.com